E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sot fillon numërimi i votave për kandidatët e kuvendeve komunale

PRISHTINË, 13 tetor /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë sot numërimin e votave për asambleistë të kuvendeve komunale.

Valmir Elezi nga KQZ tha për KosovaPress se numërimi do të fillojë sot në qendrat komunale të numërimit.

“Votat e kandidatëve për anëtarët e kuvendeve komunale numërohen në qendrat komunale të numërimit”, tha Elezi.

Kosova dje përmbylli procesin e zgjedhjeve lokale. Nga 2 milionë e 25 mijë e 105 qytetarë me të drejtë vote, 801 mijë e 492 prej tyre votuan duke përfaqësuar 39.58% pjesëmarrjen në votime në zgjedhjet lokale në nivel vendi.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›