E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kuvendi, një minutë heshtje për efektivin Enea Mekolli i vrarë në krye të detyrës

TIRANË, 4 qershor /ATSH/ Kuvendi nderoi me një minutë heshtje efektivin e Forcave “Shqiponja”, Enea Mekolli, i cili u vra sot në krye të detyrës, gjatë një operacioni për arrestimin e një personi në kërkim në zonën e Lozhanit, në malin Boden, në Maliq. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, mbeti i plagosur edhe efektivi Edison Adri.

Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, tha se “Policia e Shtetit përballet çdo ditë me rrezikun në luftën kundër krimit dhe në shërbim të qytetarëve”.

Ajo shtoi se rënia e një efektivi në krye të detyrës është humbje për familjen, për Policinë e Shtetit dhe vetë shtetin shqiptar.

“Në këto momente shprehim respektin dhe mirënjohjen më të lartë për sakrificën e tij si dhe solidaritetin tonë për efektivin e plagosur duke i uruar shërim të shpejtë”, tha Spahiu.

Seanca plenare e Kuvendit, foto: Florian Abazaj 1 nga 10

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›