E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu në Kinë: Zgjerim i bashkëpunimit mes dy vendeve

TIRANË, 1 qershor /ATSH/ Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu zhvilloi javën e kaluar një vizitë në Republikën Popullore të Kinës.

Gjatë qëndrimit, Spahiu u takua me sekretarin e komitetit bashkiak të Dezhou të Partisë Komuniste të Kinës, Zhu Kaigou.

Në këtë takim të rëndësishëm, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori Riza Poda, Spahiu ndau bindjen se përmes përpjekjeve të përbashkëta mund të zgjerohet më tej bashkëpunimi mes dy vendeve tona, duke identifikuar fusha të reja partneriteti dhe duke garantuar që marrëdhëniet dypalëshe të zhvillohen e përparojnë, duke mbështetur në miqësinë tradicionale dhe në përputhje me interesat e përbashkëta të dy vendeve.

“Të forcojmë dialogun e bashkëpunimin në të gjitha nivelet, veçanërisht në sektorët e bujqësisë, turizmit, transportit, arsimit, kulturës etj.”, tha nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu.

Ndërkohë sekretari Kaigou nënvizoi rëndësinë e lidhjeve industriale dhe biznesit, promovimin e mallrave shqiptare në prefekturën e Dezhou dhe zgjerimin e shkëmbimeve kulturore, turistike dhe vizitave reciproke.

Të dyja palët ranë dakord se këto takime dhe dialogu i hapur krijojnë mundësi konkrete për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për zhvillimin e projekteve me interes të ndërsjellë për qytetarët dhe ekonomitë tona.

/gj.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›