E Premte, 6 Nëntor 2026

Specialisti IT: 30% e përdoruesve të TikTok-ut, të moshës 12-22 vjeç

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Rrjetet sociale janë kthyer në një trend, i cili u “kushton” të rinjëve deri në 11 orë në ditë.

Specialisti i IT, Tomi Kallanxhi thotë se një i ri në TikTok brenda një ore arrin të shikojë deri në 200 video.

“Media sociale nuk lejohet që të përdoret nën moshën 18 vjeç, por prindërit nuk e dijnë se sa kohë harxhojnë fëmijët në to. Një i ri në TikTok brenda një ore shikon mbi 200 video, ndërsa në Youtube 5 video. 30 % e TikTok janë të vegjël, ndërsa pjesa tjetër janë të rritur”, tha ai për TV Klan.

Sipas tij, një i ri në rrjetet sociale qëndron nga 6-11 orë në ditë, ku përhapjen më të gjerë e kanë videot me përmbajtje negative.

“Dhe fëmijët në social media qëndrojnë nga 6-11 orë në ditë, një shifër shumë e madhe. Çështja është që gjithmonë algoritmet e social medias tentojnë të promovojnë një gjë kontraverse. Gjithmonë njerëzit online kërkojnë dikë për të urryer, dhe algoritmi promovon atë që ka më shumë komente, që ka më shumë angazhime dhe gjërat e këqija kanë më shumë shpërndarje“, tha ai.

Edhe psikologët ashtu si edhe raportet ndërkombëtare ngrenë alarmin për varësinë e adoleshentëve shqiptarë nga rrjetet sociale duke sjellë pasoja të dëmshme që nga pagjumësia deri tek agresiviteti.

“Krijohet varësi, kemi fëmijë që qëndrojnë me orë të tëra të zgjatura në rrjetet sociale, ka probleme me pagjumësinë, me humbjen e përqendrimit, kanë probleme me arritjet shkollore sepse janë pafundësisht në rrjete sociale dhe na sjellin fëmijë që janë të vetmuar, që janë agresivë, nuk dijnë të komunikojnë me të tjerët, fëmijë që jetojnë në botën virtuale dhe mendojnë që bota virtuale përpiqen ta zhvendosin në botën reale, që mund të godasin këdo”, tha Valbona Treska, psikologe.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›