E Hënë, 2 Nëntor 2026

Spiropali: Të shqetësuar për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionë luftarakë rusë

SpiropalTIRANË, 19 shtator /ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa  Spiropali reagoi sot në platformën X për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionë luftarakë rusë.

“Thellësisht të shqetësuar për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga tre avionë luftarakë rusë Mig-31 këtë mëngjes|, shkroi ministrja Spiropali, duke shtuar se Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me aleatin e saj, Estoninë.

“NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve të Rusisë”, përfundoi reagimin Spiropali në platformën X.

NATO tha sot se kishte interceptuar avionë luftarakë rusë mbi hapësirën ajrore të Estonisë.

Ky është incidenti i tretë që përfshin avionë luftarakë rusë në krahun lindor të aleancës ushtarake perëndimore, në pak më shumë se një javë.

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›