E Hënë, 2 Nëntor 2026

KIEV – Zelensky: Ukraina do të fillojë eksportin e armëve nga viti 2026

KIEV, 19 shtator /ATSH-DPA/- Ukraina do të fillojë eksportin e armëve nga viti 2026, për të mbështetur mbrojtjen e vendit kundër Rusisë, tha sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Falë këtij eksporti të kontrolluar, ne do të rrisim prodhimin e dronëve për vijën e frontit”, tha ai.

“Prodhimi vendas i disa armëve tashmë e tejkalon kërkesën”, tha ai.

“Një shembull janë dronët detarë, mbi të cilët bota mbështetet dhe për të cilët kemi një tepricë, si dhe armët anti-tank dhe disa lloje të tjera”, tha Zelensky.

Megjithatë, dërgesat e armëve në vijën e frontit dhe rimbushja e arsenaleve të vendit do të mbeten përparësia kryesore.

Një plan i eksportit do të hartohet brenda dy javëve të ardhshme.

Eksportet dhe bashkëpunimi me SHBA-në do të jenë përparësia kryesore, e ndjekur nga partnerët evropianë dhe vendet e tjera të interesuara për armët ukrainase që kanë mbështetur Kievin.

Eksportet i nënshtrohen kontrolleve të besueshme – për të siguruar që teknologjitë ukrainase të mos arrijnë në Rusi ose aleatët e saj.

Ukraina ka më shumë se tre vjet e gjysmë që po mbrohet nga pushtimi rus dhe ka marrë mbështetje financiare dhe furnizime me armë të paprecedentë nga aleatët perëndimorë.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›