E Diel, 1 Nëntor 2026

Spiropali: Zgjedhjet në Kosovë, shprehje e pjekurisë demokratike

TIRANË, 29 dhjetor/ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali uroi sot popullin e Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, të cilat i vlerësoi si të zhvilluara me maturi, qetësi dhe përgjegjësi qytetare.

Spiropali e cilësoi zhvillimin e qetë të zgjedhjeve si “shprehje e pjekurisë demokratike që na bën krenarë”.

Spiropali uroi po ashtu Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti për fitoren e arritur dhe besimin e marrë nga qytetarët, si dhe të gjithë spektrin politik për fushatën dhe standardet e arritura.

“Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku krah për krah, me një zemër, një zë dhe në rrugë europiane, sepse ajo që na bashkon është më e madhe se çdo kufi”, u shpreh ajo.

Në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Kosovë, sipas rezultateve paraprake, Lëvizja Vetëvendosje fitoi me 49,3% të votave, duke siguruar 56 mandate.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›