E Diel, 1 Nëntor 2026

PD kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e imunitetit të Ballukut

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Pesë anëtarë të Partisë Demokratike në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, kërkuan sërish mbledhjen e Këshillit për ditën e martë, për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

“Thirrja e mbledhjes së Këshillit me kërkesë të gjysmës së anëtarëve është e detyrueshme sipas rregullores”, thuhet në kërkesën e PD-së, drejtuar kryeparlamentarit Niko Peleshi.

Më tej, në kërkesë nënvizohet se Kryetari i Kuvendit ka detyrim të njoftojë rendin e ditës.

“Për këtë arsye, përmbushni detyrimin tuaj ligjor dhe mos u bëni pengesë për drejtësinë”, thuhet në shkresën e anëtarëve demokratë të Këshillit të Mandateve drejtuar Kuvendit”.

Balluku është marrë e pandehur nga SPAK, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogorasë”.

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›