E Diel, 1 Nëntor 2026

Spiropali dhe Konjufca në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”: Dëshmia se liria e Kosovës ka pasur çmim jetën

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali e ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kosovë nga Prekazi, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Së bashku me zëvendëskryeministrin e parë dhe njëherësh ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporën të Kosovës, Glauk Konjufca, kryen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, aty ku sakrifica e një familjeje u kthye në themel të një shteti.

Të dy ministrat u pritën më pas në Kullën e Jasharajve, prej Bacë Rifat Jasharit.

  • Kjo kullë sipas Spiropalit, është dëshmi se liria ka pasur çmim dhe ai çmim është paguar me jetë.

    “Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes.

    Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë.

    Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon që të jemi të denjë”, shkroi Spiropali.

    /rtsh.al/

    Më shumë nga Kosova

    Të gjitha ›