E Diel, 1 Nëntor 2026

Spiropali e ftuar nderi në Ballon e Operas së Vjenës: Instrument i fuqishëm i diplomacisë kulturore

TIRANË, 13 shkurt /ATSh/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ishte e ftuar nderi në Ballon e Operas në Vjenë, me ftesë të posaçme të ministres Federale për Punët e Jashtme të Austrisë, Beate Meinl-Reisinger.

Sipas ministres Spiropali, balloja e Operas në Vjenë u mbajt nën patronazhin e presidentit federal, dr. Alexander Van der Bellen.

Spiropali theksoi se ftesa e nderit është tregues për mënyrën se si shihet Shqipëria.

“Ftesa e nderit në emër të Shqipërisë në këtë event tradicional që daton nga shek. XVIII, instrument i fuqishëm i diplomacisë kulturore, është tregues i respektit, besimit dhe vlerësimit me të cilin miqtë austriakë, shohin dhe trajtojnë Shqipërinë si pjesë e natyrshme e miqësive dhe aleancave të tyre”, shkroi Spiropali në rrjetet sociale.

Balloja e Vjenës është një nga ngjarjet më të rëndësishme për elitën austriake.

1 nga 5

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›