E Martë, 3 Nëntor 2026

Spiropali në Odesa, merr pjesë në Samitin “Evropë Juglindore – Ukrainë”

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, po merr pjesë në Samitin “Evropë Juglindore – Ukrainë” , i cili zhvillohet sot, në 11 qershor, në Odesa.

Në Samit marrin pjesë Presidentë, Kryeministra dhe Kryetarë Parlamentesh nga vendet e Europës Juglindore si edhe autoritetet e larta shtetërore të Ukrainës.

Spiropali ndau në rrjete sociale një fotografi me ambasadorin shqiptar në Ukrainë, Ernal Filo, në kufirin Moldavi–Ukrainë, rrugës për në Samitin Ukrainë–Evropa Juglindore, në Odesa.

/m.m//a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›