E Martë, 3 Nëntor 2026

Spiropali në pritjen e ambasadës britanike: Partneritet i qëndrueshëm mes dy vendeve

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë organizoi sot një pritje me rastin e ditëlindjes së Madhërisë së Tij, mbretit Charles III. Të pranishëm në këtë event ishin Presidenti Bajram Begaj, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, zyrtarë të lartë shtetërorë si dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ndërsa ndau foto nga kjo ceremoni, e cilësoi këtë “një mbrëmje e veçantë për të festuar miqësinë e çmuar dhe partneritetin e qëndrueshëm mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar”. Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Nicholas Abbott iu drejtua të pranishmëve në këtë ceremoni me një fjalë përshëndetëse. 1 nga 15

/m.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›