E Martë, 3 Nëntor 2026

GJENEVË – IAEA: Nuk kemi thënë kurrë se Irani po ndërton një armë bërthamore

GJENEVË, 18 qershor /ATSH-ANSA/ – Kemi arritur në përfundimin se nuk mund të themi se ka një përpjekje sistematike në Iran për të prodhuar një armë bërthamore në këtë kohë, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi për ”Sky News”.

”Raporti i IAEA-së, i cituar gjerësisht nga Izraeli, zbuloi se Irani po pasuron uraniumin në masën 60%, i vetmi vend në botë që e bën këtë”, shtoi ai.

”Pra, kishte elementë shqetësues”, shpjegoi Grossi.

“Por, të thuash se ata po ndërtojnë dhe prodhojnë një armë bërthamore, jo, ne nuk e kemi thënë kurrë këtë”, theksoi sot drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi për ”Sky News”./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›