E Diel, 1 Nëntor 2026

Spiropali, takim me kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin amerikan

TIRANË, 3 shkurt /ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua në Uashington me kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin amerikan, veteranin e ushtrisë amerikane Brian Mast.

Spiropali nënvizoi se kongresmeni Mast është aktivisht i angazhuar për avancimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri.

Ministrja u ndal te bashkëpunimi në fushën e sigurisë si aleatë në NATO-s, në misione të përbashkëta ushtarake nga Afganistani në Irak, si dhe angazhimi i përbashkët për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, përfshirë perspektivën euroatlantike të Kosovës.

Është pikërisht ky lloj bashkëpunimi që sipas ministres, e bën aleancën mes dy vendeve edhe më të fortë.

Më herët, Spiropali u takua me Charles McLaughlin, asistent special i presidentit Trump dhe drejtor i lartë për Evropën dhe Rusinë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare (NSC), me fokus potencialin e thellimit të partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA dhe veçanërisht te roli i ri i Shqipërisë si Anëtare Themeluese e Bordit të Paqes.

1 nga 8

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›