E Diel, 1 Nëntor 2026

Spiropali takon Haxhiun: Lufta për liri e popullit të Kosovës nuk mund të relativizohet

TIRANË, 25 shkurt /ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë vizitës zyrtare në Prishtinë, zhvilloi një takim me Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Gjatë takimit, Spiropali dhe Haxhiu folën për forcimin e bashkëpunimit parlamentar në shërbim të objektivave tona të përbashkëta strategjike.

“Mbledhjet e përbashkëta të Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës nuk janë thjesht kalendar institucional. Ato janë shprehja më e lartë e vullnetit tonë për të vepruar së bashku – me ligj, me përgjegjësi dhe me vizion”, theksoi Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

Ministrja Spiropali nënvizoi se në takim u bisedua edhe për thellimin e këtij bashkëpunimi, por edhe për detyrimet që burojnë nga historia e përbashkët.

Gjithashtu në takim u vlerësua miratimi nga të dy Kuvendet e Rezolutave në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara.

“Drejtësia duhet të jetë e drejtë. Lufta për liri e popullit të Kosovës nuk mund të relativizohet. Dinjiteti i atyre që e përfaqësuan atë luftë është pjesë e ndërgjegjes sonë kombëtare. Ky është një detyrim që e mbajmë bashkë”, theksoi Spiropali.

1 nga 7

/gj.m/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›