Stacion i ri zjarrfikësish në Pogradec

Pogradec, 11 dhjetor /ATSH/ – Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me Qeverinë e Polonisë dhe Ministrinë e Brendshme, përuruan sot një stacion të ri zjarrfikësish në bashkinë e Pogradecit.
Stacioni i ri zëvendëson një objekt të vjetëruar dhe ofron infrastrukturë moderne, duke përfshirë tre vende për zjarrfikës, zyra administrative, konvikte, kuzhinë, palestër, magazina dhe postë shërbimi për kamionë. Investimi përmirëson ndjeshëm kushtet e punës dhe kapacitetin e reagimit të zjarrfikësve, duke garantuar mbrojtje më të mirë për komunitetin dhe asetet lokale. Bashkia e Pogradecit ka kontribuar financiarisht në ndërtimin e këtij stacioni.
Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri, Randi Davis, theksoi se projekti është një paketë gjithëpërfshirëse mbështetjeje për shërbimet komunale të mbrojtjes nga zjarri dhe falënderoi Qeverinë e Polonisë dhe autoritetet shqiptare për bashkëpunimin. Ajo shtoi se, megjithëse kapacitetet e zjarrfikësve janë përmirësuar, janë të nevojshme modernizime dhe investime të mëtejshme.
Në inaugurim morën pjesë edhe katër anëtarë të Parlamentit Polak, pjesë e Grupit Parlamentar Poloni–Shqipëri. Projekti, i nisur në dhjetor 2020 pas tërmetit të nëntorit 2019, u financua me 2.7 milionë euro nga Polonia dhe ka përmirësuar shërbimet emergjente në dhjetë komuna prioritare.
Nga përurimi i stacionit të ri zjarrfikës së Pogradec 1 nga 4/e.i/j.p/