E Martë, 3 Nëntor 2026

Stafi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhuron gjak

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Punonjësit e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit iu përgjigjën ftesës së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, duke u bërë pjesë e seancës së dhurimit vullnetar të gjakut në ndihmë të pacientëve me talasemi.

“Çdo dhurim është një shpresë e re, një jetë që vazhdon”, shprehet ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Ajo falenderon stafin e Ministrisë që u bënë pjesë e kësaj kauze fisnike.

Këtë vit motoja është “Dhuro gjak, dhuro shpresë: së bashku shpëtojmë jetë”.

Në vitin 2024 janë regjistruar 9 665 dhurime vullnetare dhe 28 557 familjare, ndërsa vetëm në 5 muajt e parë të vitit 2025 janë regjistruar 4 050 dhurime vullnetare dhe 8074 familjare.

Objektivat e fushatës për 2025 janë rritja e ndërgjegjësimit të publikut për nevojën kritike për dhurimin e gjakut dhe plazmës dhe ndikimin që ato kanë në jetën e pacientëve, inkurajimi i dhuruesve të rinj dhe ekzistues që të japin gjak rregullisht, nxjerrja në pah e ndikimit pozitiv të dhuruesve të gjakut në shëndetin dhe mirëqenien e të tjerëve nëpërmjet dhurimit të gjakut.

Punonjësit e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit pjesë e seancës së dhurimit vullnetar të gjaku... 1 nga 15

/e.i/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›