Qëllohet me armë gjahu tufa me kuaj në Llogora

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në malin e Llogorasë në Vlorë, ku një tufë me kuaj dyshohet se janë qëlluar me armë gjahu e për pasojë dy kuaj janë dëmtuar.
Policia njoftoi sot se “referuan materiale në Prokurori dhe po punojnë për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, pasi ditën e djeshme, shtetasi K. K., banues në Orikum, ka bërë kallëzim se në malin e Llogorasë, ku mban të lëshuar një tufë me kuaj, ka konstatuar se dy prej tyre kanë pësuar dëmtime, dyshohet nga armë gjahu”.
Sipas medieve, dyshimet e para janë që ngjarja të ketë ndodhur për shkak të konkurrencës ose të ndonjë konflikti mes pronarëve që bëjnë guida me kuaj.
Pjesa më e madhe e tufës qëndronte e lirë në Llogora, për t’u parë nga turistët që vizitojnë zonën.
/m.q/r.e/