E Diel, 1 Nëntor 2026

StandardampPoors Borxhin e rriten zgjedhjet

TIRANE- Kompania nr.1 ne bote e inteligjences ekonomiko-financiare ve ne dukje rreziqet perballe te cilave ndodhet Shqiperia ne rrugen e zhvillimit te saj ekonomik. Raporti i saj eshte publikuar dje dhe konfirmon nivelin e meparshem B-/B me perspektive te qendrueshme per ekonomine e vendit. Ky vleresim pasqyron shifren e ulet te Prodhimit te Brendshem Bruto per fryme te popullsise dhe borxhin vazhdimisht te larte qeveritar krahasuar me vende te ngjashme thuhet ne raport.
FINANCAT
Financat publike StandardampPoors i sheh si nje dobesi kyc ne drejtim te kreditimit. Raporti i pageses te interesave nga ana e qeverise qendrore me te ardhurat buxhetore eshte i larte sikunder eshte i larte edhe borxhi qeveritar. Pas nje ngushtimi te deficitit buxhetor ne vitin 2010 qeveria hoqi dore nga konsolidimi fiskal strukturor dhe ne vend te kesaj lejoi nje objektiv me te larte per deficitin fiskal ne vitin 2011 prej 3.5 perqindesh te PBB-se krahasuar me deficitin 3.1 per qind me 2010.
Pavaresisht nga nje rritje e mire ekonomike ne terma nominale besojme se masat e marra ne mes te vitit nga qeveria me ane te korrigjimit buxhetor me ulje te deficitit jane te pamjaftueshme per te arritur objektivin per kete vit sidomos pas manovrimeve politike qe jane bere para zgjedhjeve lokale te muajit maj kur mund te kete patur leshime ne shpenzimet qeveritare thuhet ne raport.
Mendojme se nje ngadalesim i rritjes qe ka te ngjare te ndodhe se bashku me te ardhura tashme relativisht te ulta buxhetore do te vinin ne prove angazhimin per te arritur dhe mbajtur deficitin ne nivelin 3 per qind te PBB-se ne vitet 2012-2013 shtohet me tej.
RREGULLAT
Ne menyre qe te shmanget pengimi i zhvillimit ekonomik te Shqiperise nga prishja e balancave fiskale kerkohen rregulla me te rrepta e te qarta fiskale dhe masa strukturore qe te sigurojne konsolidim. Masa te tilla duhej te perfshinin ndryshimin thelbesor te sistemit te sigurimeve shoqerore si dhe pakesimin e ekonomise se gjere informale te Shqiperise.
DEFICITET
Rrezik perbejne edhe shperpjestimet e medha e te vazhdueshme ne lidhjet me jashte. Deficiti aktual i llogarise korrente duhet te mbetet rreth 10 per qind te PBB-se ne afat te mesem sidomos kur nje ngadalesim i parashikuar ne vitin 2012 do te pengonte eksportet qe te mund te ruanin ritmet e mira te tanishme te rritjes. Rrezikimi i Shqiperise nga jashte pakesohet nga investimet e huaja direkte qe kryesisht jane ne fushat e telekomunikacionit energjetikes bankave dhe manifatures dhe ndikimi ende i pakte nga kushtet jashte vendit.
POLITIKA
Raporti pershkruan me tone tejet kritike percarjen ne fushen e subjekteve kryesore politike ne vend. Politikisht Shqiperia eshte bere gjithnje e me e polarizuar qe prej zgjedhjeve te vitit 2009 sipas eksperteve te kompanise.
Partia kryesore opozitare Partia Socialiste e Shqiperise sfidoi legjimitetin e qeverise aktuale te qendres se djathte duke bojkotuar parlamentin. Protesta te dhunshme antiqeveritare ne janar 2011 dhe rezultatet e kontestuara pas zgjedhjeve per pushtetin vendor ne maj rriten ne maksimum tensionin. Ky polarizim pengoi mundesine e qeverise per te zbatuar me efektshmeri politika duke perfshire reformat qe duheshin per ne BE te tilla si forcimi i kuadrove institucionale per te luftuar korrupsionin dhe tu japin zgjidhje te drejtave te pronesise.
Duke u nisur nga sa me siper mendojme se kthimi i Partise Socialiste ne parlament duhet te pakesoje tensionet politike theksojne ata. Kjo do te stabilizonte marredheniet me koalicionin qeverises sidomos ne rast se do te behej perparim material ne drejtim te sfidave kryesore politike duke perfshire procesin e integrimit ne BE.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›