E Diel, 1 Nëntor 2026

Media-lajmes vsmedia-shantazh

Presidenti i Republikes pati dje pritjen zyrtare me median. Ai evokoi gazetaret profesioniste dhe kurajoze si dhe kritikoi natyren militante te TVSH dhe disa mediave te njesuara me pushtetet e radhes. Ai tha se kerkon qe TVSH te jete ekran kombetar dhe gazetaret te informojne te lire tej oborreve te pushtetit. Ky mesazh nuk eshte i pari dhe as i fundit referuar medias. Edhe BE edhe OSBE edhe Freedom House citojne te njejtat vleresime.

Sepse Shqiperia dikur vend pa liri fjale rrezikon te jete nje vend ku liria e fjales nuk ka vlere ku sunduesit qeverisin permes kontrollit te informacionit dhe ku gazetari ideal nuk eshte ai qe qellohet me plumba ne krye te detyres por ai qe jeton e pasurohet duke sherbyer ne oborrin e pushtetit. Ne traditen tone zakonore lajmesi nuk preket ai nuk cenohet por ai nuk deformon asnjehere lajmin. Ne demokraci media informon dhe formon opinion publik pa lejuar te identifikohet me propaganden politike. Ne Shqiperi kjo faze nuk eshte arritur ende. Ketu ndodh qe media te caktuara fitojne pushtet dhe imunitet te emerojne deputete e ministra te shantazhojne zyrtare e politikane te larte te vendosin gjoba mbi bizneset por edhe te imponojne ligje preferenciale per kompani apo grupe interesi. Nuk ka rendesi nese je i ndershem nese abuzon me detyren nese genjen apo deshmon moral politik rendesi ka te kesh ne krah median e duhur manjatet qe e kalojne vitin midis Rogner dhe Sheratonit. Ne modele autoritariste pushteti kontrollohet duke kontrolluar informacionin ne shoqerite e lira media eshte roje e parimeve demokratike nga pushteti. Kur roja pranon ose me keq kerkon te ushqehet dhe te njesohet me ate prej te cilit duhet te ruhet atehere nuk ka dallim midis gazetarit politikanit zyrtarit gardianit policit militantit.

Shqiperia e 2011 nuk ka sistem konkurrues vlerash nuk ka sistem imun ndaj korrupsionit nuk ka parti politike demokratike nuk ka projekt te qarte europian pikerisht edhe sepse nuk ka ende nje media te fuqishme profesionale dhe te pavarur te afte qe midis turmes e qytetareve midis interesit personal e publik midis shantazhit dhe lajmesit te zgjedhe gjithnje alternativen e dyte. A ka shembuj ndryshe Natyrisht qe po por sic e thote edhe kenga Pranvera me nje lule nuk vjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›