E Martë, 3 Nëntor 2026

Starmer: Putin po pengon armëpushimin me Ukrainën

TIRANË, 15 maj/ATSH/ “Është Putini ai që po i tërheq gjërat zvarrë ndaj duhet që të gjitha kombet të radhiten si aleatë që të marrim këtë armëpushim që duhet dëshpërimisht”.

Kështu deklaroi sot në Tiranë, kryeministri Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

I pyetur lidhur me mosdakordësinë e Putinit që të jetë pjesë e diskutimeve sot në Turqi për armëpushim me Ukrainën, Starmer tha se “ajo çfarë ka ndodhur sot është një provë e mëtejshme se është Putini, i cili po i tërheq gjërat zvarrë. Është Putini, i cili po shkakton vonesa për një armëpushim. Ukraina ka qenë e qartë prej një kohe shumë të gjatë qysh prej disa muajve më parë që mund të kenë një armëpushim 30-ditor pa kushte”.

“E kemi thënë gjithmonë që është Putini ai i cili po pengon paqen, ai ka qenë agresori në fillim, është vendi që e ka nisur këtë konflikt. Ishte Rusia, ishte Putini dhe është ky vend që tashmë po pengon paqen dhe ajo është Rusia dhe ai është Putini”, tha Starmer.

Kryeministri britanik theksoi se “patëm një takim të mirë të shtunën e kaluar në Kiev ku arritëm të mblidhnim një grup të gjerë vendesh për të patur një mbështetje dhe qëndrim për armëpushim me sanksionet dhe tashmë do të kemi një mundësi nesër në KPE për të vazhduar punën tonë për të arritur një armëpushim”.

“Është Putini ai që po i tërheq gjërat zvarrë ndaj duhet që të gjitha kombet duhet të radhiten si aleatë që të marrim këtë armëpushim që duhet dëshpërimisht dhe të sigurohemi që të kemi sanksione të miratuar në momentin që Putini vazhdon në këtë rrugë të tërheqjes së gjërave zvarrë dhe të mos ulurit në tryezë për këtë armëpushim”, tha Starmer.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›