E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentët e drejtësisë takim me Avokatin e Popullit

TIRANË, 30 prill /ATSH/ Një grup studentësh të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, zhvilluan një takim me Avokatin e Popullit, Endri Shabani.

Në njoftimin e Avokatit të Popullit, thuhet se ky institucion kërkon që të rinjtë të jenë të parët që duhet të trokasin tek Avokati i Popullit për të kërkuar të drejtat e tyre, sepse ndryshimi fillon kur brezi i ri e njeh dhe e kërkon të drejtën e tij.

Gjatë një diskutimi të hapur, Avokati i Popullit Endrit Shabani ndau me ta hapat që po ndërmarrim për një institucion më modern, më të shpejtë dhe më pranë qytetarit.

“Pyetjet e tyre të mprehta mbi zbatimin e rekomandimeve dhe forcimin e rolit tonë, na dhanë besim se e ardhmja e mbrojtjes së të drejtave të njeriut është në duar të sigurta. Zyra jonë mbetet gjithmonë e hapur për ata që nuk heshtin përballë abuzimit”, tha Shabani.


/e.i/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›