E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sukses me menaxhimin e plazheve në Lezhë, kushte më të mira për pushuesit dhe më shumë të ardhura

Menaxhimi i plazheve këtë sezon nga Bashkia Lezhë solli jo vetëm kushte më të mira për pushuesit, por edhe një bilanc pozitiv në të ardhura.

Administrimi u bë përmes shoqërisë “Lezha Invest”, e cila, pavarësisht disa sfidave, arriti të garantojë një klimë të përshtatshme për vizitorët.

Drejtori i saj, Besmir Frroku, thotë se fitimi neto kapërceu shifrën e 19 milionë lekëve, duke administruar vetëm 20% të bregdetit, ndërsa pjesa tjetër mbeti publike pa pagesë.

“Bilanci ka dalë pozitiv, me vlerë 32 milion lekë të reja. Të gjitha sezoni i plazhit ka qenë të ngarkuara me kasë fiskale. Punonjës kanë qenë 52, të ndarë vrojtues ku ka qënë 21 dhe pjesa tjetër kanë qenë punëtor shërbimesh të mirëmbajtjes të stacioneve të plazhit. Shpenzimet e tyre janë diku tek 12milion e gjysëm, lekë të reja dhe fitimi diku 19 milion lekë të reja”, tha Frroku.

Të gjitha stacionet e menaxhuara nga bashkia janë mbuluar me vrojtues plazhi, e fatmirësisht këtë sezon nuk pati asnjë pushues që humbi jetën në ujërat e Lezhës, ndërsa institucioni po përgatitet për shtimin e hapësirës që do të menaxhohet nga bashkia:

“Duke qenë se vitin tjetër mbarojnë kontrata mund shtim të vogël të çadrave, pra do të llogarisim cilat do të jenë stacionet që do të jenë prioritet i joni dhe do të kenë të gjitha kushtet e nevojshme sipas VKM-s duke bërë një distancim total me çfarë ka ndodhur në vitet më përpara”, theksoi Frroku.

Raporti i analizës për menaxhimin e plazheve u miratua edhe nga Këshilli Bashkiak, i cili vlerësoi suksesin dhe performancën e arritur gjatë këtij sezoni.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›