Suli: 27 çerdhe e kopshte gati për 5900 fëmijë në Kamzë

TIRANË, 24 gusht /ATSH/ Kopshti i ri në Qendër Kamzë, bashkia Kamzë, është drejt përfundimit, duke i shtuar qytetit një tjetër hapësirë të dedikuar për edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve.
Kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli bëri të ditur se 27 çerdhe dhe kopshte janë gati për të mirëpritur rreth 5900 fëmijë, me synimin për t’u ofruar atyre kushte sa më të mira për rritje dhe edukim cilësor.
“27 çerdhe dhe kopshte janë gati për të mirëpritur 5900 fëmijë, duke u ofruar kushte sa më të mira për një rritje dhe edukim cilësor”, u shpreh Suli.
Krahas investimeve në infrastrukturën arsimore, Sula tha se do të vijojë edhe mbështetjen për familjet në nevojë. Sipas kryebashkiakut, fëmijët e familjeve në vështirësi ekonomike do të përfitojnë ushqim falas në çerdhe dhe kopshte.
Investimet synojnë përmirësimin e kushteve për fëmijët dhe krijimin e ambienteve më të përshtatshme për edukimin e tyre në qytetin e Kamzës.
/m.q/r.e/