E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmi i Ramës ndaj rrjeteve sociale: “Po prodhojnë apokalips dixhital për Zvërnecin”

Kryeministri Edi Rama akuzoi rrjetet sociale dhe disa platforma online se po nxisin panik dhe dezinformim lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec.

Nga ceremonia e 35-vjetorit të Partisë Socialiste, Rama deklaroi se qytetarëve po u serviren pamje dhe narrativa të ekzagjeruara që synojnë të rrisin zemërimin publik.

Ai përmendi publikimin e videove dhe fotove që, sipas tij, paraqesin një realitet të shtrembëruar për investimin.

“Është krijuar një apokalips dixhital për të ushqyer zemërimin”, tha Rama.

Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve që të informohen nga burime zyrtare dhe të mos bien pre e manipulimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›