Rama kundër protestës për Zvërnecin: “Po përdoret për qëllime politike”

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se protesta kundër projektit në Zvërnec ka humbur karakterin qytetar dhe është shndërruar në një protestë me natyrë politike.
Gjatë fjalës së mbajtur në 35-vjetorin e Partisë Socialiste, Rama tha se forca të ndryshme politike po përpiqen të përfitojnë nga pakënaqësitë e qytetarëve për të fituar mbështetje.
Sipas tij, investimi në Zvërnec po sulmohet përmes informacioneve të pavërteta dhe propagandës së shpërndarë në rrjetet sociale.
“Jam shumë i qartë që protesta është kthyer me natyrë politike”, deklaroi kreu i qeverisë.
Ai ftoi qytetarët që të verifikojnë faktet dhe të mos bien pre e manipulimeve.