E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmi mbi bazën ajrore amerikane në Katar, mediat: SHBA i kishte larguar avionët javën e shkuar

Irani goditi me raketa mbrëmjen e sotme bazën amerikane në Katar, por meiat raportojnë se avionët amerikanë ishin larguar nga baza në Dioha janvën e shkaur.

CNN ka pulbikuar një imazh satelitor të kapur në 19 qershor në bazën amerikane të Al Udeid në Katar javën e kaluar, që tregon pista pothuajse të zbrazëta.

Kjo do të thotë se aeroplanët u zhvendosën përpara se Irani të niste një sulm me raketa në Al Udeid të hënën në përgjigje të goditjes së SHBA-së ndaj objekteve të saj bërthamore gjatë fundjavës.

Dy zyrtarë të mbrojtjes i thanë CNN javën e kaluar se aeroplanët u dërguan në vende të tjera si pjesë e përpjekjeve të ushtrisë amerikane për të mbrojtur asetet dhe pajisjet e saj në Lindjen e Mesme mes konfliktit midis Iranit dhe Izraelit.

Për më tepër, të gjitha anijet e Marinës Amerikane që ishin vendosur përpara në Aktivitetin e Mbështetjes Detare të Bahreinit – baza e Marinës Amerikane në vendin ishullor – u larguan nga porti javën e kaluar. Nuk është e qartë se ku shkuan aeroplanët dhe anijet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›