E Martë, 3 Nëntor 2026

Sulmi me thikë në Angli, mes 8 të plagosurve edhe fëmijë. Dëshmitarët: Ishte si film horror

Tetë persona, përfshirë fëmijë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë në Southport të Anglisë ku dëshmitarë të shumtë e kanë përshkruar skenën e krimit si një “film horror”.

Policia e Merseyside tha policia mori një telefonatë për sulmin me thikë në një godinë në Hart Street në Southport, ku zhvilloheshin kurse kërcimi për fëmijë.

Pjesa më e madhe e të lënduarve janë fëmijë, ku një vajzë ishte plagosur rëndë. Spitali i Fëmijëve Alder Hey bëri të ditur se po punon me shërbimet e tjera të urgjencës pasi departamenti i tyre i urgjencës aktualisht është “jashtëzakonisht i zënë”.

Ndërkaq, policia ka vendosur në pranga një person ndërsa është sekuestruar thika me të cilën dyshohet se kreu sulmin.

Një pronar i një biznesi të vogël aty pranë ishte një nga personat e parë që lajmëroi policinë. Ai tha se skena e krimit ngjante me ato të “filmave horror”.

Colin Parry, pronar i Masters Vehicle Body Repairs në Hart Street, tha se besonte se gjashtë ose shtatë “vajza të vogla” janë qëlluar me thikë

“Të ngjan me ato që ndodh në Amerikë, jo në Southportin tonë me diell”, tha ai. Ndërsa shtoi se “të gjithë po përpiqeshin të shpëtonin fëmijët e vegjël”

Nga ana e tij, në reagimin për mediat, kryeministri britanik Sir Keir Starmer është shprehur se sulmi me thikë është një ngjarje “e tmerrshme dhe thellësisht tronditëse” ndërsa falënderoi shërbimet e urgjencës.

Sekretarja e Brendshme Yvette Cooper tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” për “incidentin shumë serioz”, ndërsa deputeti i Southport Patrick Hurley ka uruar për “shërimin e plagosurve”, transmeton BBC. 

Steve Rotheram, kryebashkiak i Rajonit të Liverpool City, i ka kërkuar publikut të mos përhapë “spekulime të pakonfirmuara dhe informacione të rreme”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›