E Diel, 1 Nëntor 2026

‘Sulmi ndaj kampit në Manzë’/ Zëdhënësi i “Muxhahedinëve”: Propagandë e orkestruar nga regjimi iranian

Pas publikimit të disa lajmeve, sipas të cilave, Irani mund të ketë në objektivat e tij të goditjes me raketa edhe kampin “Ashraf 3” në Manzë, ka reaguar zëdhënësi i këtij të fundit, Shahriar Kia.

LEXO EDHE: Retorikë politike? Garda Revolucionare e Iranit kërcënon edhe kampin e “Muxhahedinëve” në Shqipëri

Ai deklaron se këto lajme janë propagandë e orkestruar nga regjimi iranian, dhe se nuk ka asnjë mundësi që të shënjestrohet Shqipëria.

“Lajmet e publikuara nga Irani për mundësinë e një sulmi me raketa ndaj Ashraf 3 dhe mbulimi i tyre në disa media shqiptare janë thjesht propagandë e orkestruar nga regjimi iranian. Kjo po bëhet për qëllime lufte psikologjike, me qëllim krijimin e shqetësimit dhe kaosit në Shqipëri, me qëllim ndjekjen e qëllimeve të veta. Këto pretendime nuk kanë bazë dhe nuk bazohen në asnjë fakt.

Kjo luftë propagande po kryhet në koordinim të ngushtë midis regjimit iranian dhe agjentëve të tij lokalë në Shqipëri, pikërisht për të rritur rezonancën dhe përhapjen e saj sa më shumë të jetë e mundur.

Është e qartë dhe e pamohueshme se raketat e regjimit iranian nuk kanë kapacitetin teknik për të arritur në Shqipëri”, shprehet ai.

Shahriar Kia

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›