Sulmuesi i Serbisë, Mitroviç: Fokusi ynë është fusha dhe fitorja

TIRANË, 6 qershor /ATSH/ Sulmuesi i Serbisë Aleksandar Mitrovic, është një nga lojtarët që ishte i grumbulluar edhe në dy ndeshjet mes Shqipërisë dhe Serbisë, në kualifikueset e Euro 2016.
Në konferencën për shtyp, në prag të duelit me Shqipërinë, sulmuesi deklaroi se ka ndjenja të mira nga ndeshja e fundit që u luajt në “Elbasan Areba”, ku serbët fituan 2-0.
Sipas tij, do të jetë një ndeshje e vështirë, ndërsa theksoi se pret një atmosferë të shkëlqyer në stadium.
“Kanë kaluar 9 vjet. Kam ndjenja të mira nga ndeshja e dytë, jo nga e para. Pres një ndeshje të vështirë, me një ekip të organizuar dhe me lojtarë të mirë. Na pret në atmosferë e shkëlqyer në stadium. Ne jemi të fokusuar tek ekipi jonë. Këto kualifikuese duhet t’i mbyllim në mënyrë të shkëlqyer”, tha ai.
“Unë jam gjithmonë i përgatitur. Në kombëtare kam inspirim për kombin. Gjithmonë përpiqem të jap maksimumin. Fokusi jonë është fusha dhe fitorja. Do ishte mirë nëse fitojmë. Nëse vijnë edhe golat, është qershia mbi tortë, por primare janë 3 pikët”, u shpreh Mitroviç.
Ndeshja Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet të shtunën, më 7 qershor, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”.
1 nga 2