Superkupa e Shqipërisë, dalin në shitje biletat për ndeshjen Egnatia – Dinamo City

TIRANË, 25 shtator /ATSH/ Federata e Futbollit njofton të gjithë sportdashësit se kanë dalë në shitje biletat për Superkupën e Shqipërisë.
Superkupa e Shqipërisë, Egnatia – Dinamo City do të luhet më 28 dhjetor 2025 në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.
Egnatia si kampione e Shqipërisë, ndërsa Dinamo City si fituese e Kupës së Shqipërisë, do të përballen me njëra-tjetrën në këtë duel të veçantë për trofeun e parë të sezonit.
Biletat mund të blihen online në ebileta.al në linkun: Egnatia – Dinamo City
Procedura se si blihet bileta online:
Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.
Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.
Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotesoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)
Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj.
/j.p/