E Hënë, 2 Nëntor 2026

ILD nuk nisi procedim për prokuroren Gjeli, Ministria e Drejtësisë ankohet në KLP

TIRANË, 28 shtator /ATSH/ Ministria e Drejtësisë nuk është pajtuar me vendimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për të arkivuar ankesën ndaj prokurores së Prokurorisë së Shkodrës Elsa Gjeli.

Në një përgjigje zyrtare për Euronews Albania, ministria e Drejtësisë bën me dije se ka paraqitur ankim në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, në datën 24 shtator.

Ministria e Drejtësisë kërkoi më 10 korrik nisjen e procedimit disiplinor për prokuroren Gjeli, vendosi mosfillimin e procedimit penal, pa kryer veprime hetimore ose verifikime në terren, për ndërtimet pa leje në Parkun Kombëtar të Thethit.

Por kreu i ILD-së njoftoi Ministrinë e Drejtësisë më 19 shtator se nuk janë konstatuar elementë juridikë apo faktikë të cilët krijojnë një dyshim të arsyeshëm për fillimin e hetimit disiplinor ndaj magjistrates Elsa Gjeli.

Tashmë do të jetë Këshilli i Lartë i Prokurorisë që do të vendosë për pretendimet e ekzekutivit dhe vendimmarrjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

/m.q/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›