E Hënë, 2 Nëntor 2026

Superliga – Vllaznia fiton në transfertë ndaj Bylisit

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ Vllaznia e Shkodrës mundi me rezultatin 1-0 në transfertë Bylisin.
Sfida, e cila çeli siparin e javës së shtatë të Superligës dhe u luajt në Ballsh dhe u zhbllokua në minutën e 83-të, pas një autogoli të futbollistit Alex Peralta.

Futbollistët vendas u mbrojtën mjaft mirë gjatë gjithë lojës dhe tentuan të befasonin mysafirët me kundërsulme të shpejta, por kryesuesit e Superligës arritën të gjenin golin e avantazhit dhe të fitores shtatë minuta para përfundimit të ndeshjes. Në frymën e fundit, vendasit barazuan, por pas një rishikimi të gjatë me VAR, goli u anulua, duke sjellë revoltë te ballshiotët dhe tifozët.

Me këtë fitore, shkodranët ruajnë kreun e klasifikimit dhe ngjiten në kuotën e 16 pikëve. Në vendin e dytë renditet Egnatia, me tre pikë më pak, e cila ka mundësi të barazohet me Vllazninë nëse fiton ndaj Dinamo City, në ndeshjen që luhet sot në orën 17:00.

Ndërkohë, Bylisi me këtë humbje rrezikon të bjerë në zonën e ftohtë të klasifikimit. Aktualisht ndodhet në vendin e shtatë me 6 pikë, një më shumë se Tirana e vendit të tetë, dhe dy më shumë se Partizani, që mban vendin e nëntë, ndërsa Flamurtari mbyll renditjen me 2 pikë.

Kalendari i javës së shtatë
Bylis – Vllaznia 0-1
Egnatia – Dinamo City (ora 17:00)
Tirana – Teuta (ora 17:00)
Të dielën:
Elbasani – Vora (ora 17:00)
Flamurtari – Partizani (ora 17:00)

Klasifikimi: Vllaznia 16 pikë, Egnatia 13, Elbasani 11, Dinamo City dhe Teuta 10, Vora 7, Bylis 6, Tirana 5, Partizani 4, Flamurtari 2.
Vllaznia dhe Bylisi kanë një ndeshje më shumë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›