E Hënë, 2 Nëntor 2026

Superliga, sfida Tirana-Elbasani zhvendoset në “Selman Stërmasi” në orën 14:00

TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi sot se sfida e Superligës mes Tiranës dhe Elbasanit do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Ndeshja e vlefshme për javë e nëntë dhe të fundit të fazës së parë të Superligës, ishte parashikuar të luhej në “Air Albania” në orën 19:30, të datës 29 tetor, por është marrë vendimi që ajo të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”, në orën 14:00

Sa i takon javës së fundit të fazës së parë të Superligës, sipas kalendarit të miratuar nga FSHF, ajo pritet të çelë siparin të martën në orën 14:00, me sfidën Bylis-Vlora. Për të vijuar në ora 17:00 me ndeshjen Egnatia-Teuta. Teksa të mërkurën 29 tetor, java e nëntë mbyllet me ndeshjet Tirana-Elbasani në orën 14:00, Flamurtari-Vllaznia në orën 17:00 dhe në mbrëmje Dinamo City-Partizani.

Pas tetë javësh kampionat, Vllaznia udhëheq me 19 pikë, e ndjekur nga Egnatia me 15 pikë. Më pas në kuotën e 14 pikëve janë Teuta, Elbasani dhe Dinamo City, Vora 10 pikë, Partizani 6 pikë, Tirana dhe Bylis me nga 6 pikë dhe Flamurtari në fund të tabelës me 2 pikë.

/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›