E Diel, 1 Nëntor 2026

Syri i kaltër, destinacioni i preferuar i pranverës, sezoni turistik nis me pritshmëri të larta

Syri i Kaltër gjatë kësaj pranvere po përjeton një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve, duke u kthyer në një nga destinacionet më të frekuentuara në jug të Shqipërisë. Turistë nga vende të ndryshme të botës po e përfshijnë këtë mrekulli natyrore në itineraret e tyre, të tërhequr nga bukuria unike e ujit të kristaltë dhe natyra përreth.

“Ne vijmë nga Franca dhe kishim dëgjuar shumë për Syrin e Kaltër. Është vërtet një vend i jashtëzakonshëm. Uji është tepër i pastër dhe ngjyra është e pabesueshme. Natyra përreth është shumë e qetë dhe relaksuese. Jemi shumë të impresionuar dhe patjetër do t’ua rekomandojmë miqve tanë.”

“ Kjo është hera jonë e parë këtu. Realiteti është edhe më i bukur nga sa e kishim imagjinuar. Gjithçka duket shumë natyrale dhe e paprekur. Na pëlqen shumë atmosfera dhe mikpritja. Është një nga vendet më të bukura që kemi vizituar gjatë udhëtimit tonë.”

Ndërkohë, bizneset që operojnë në zonë janë në fazat e fundit të përgatitjeve për sezonin e ri turistik. Restorantet dhe strukturat e shërbimit po punojnë për të përmirësuar kushtet dhe për të ofruar një eksperiencë sa më cilësore për vizitorët.

Investimet janë fokusuar kryesisht në rritjen e kapaciteteve pritëse, përmirësimin e infrastrukturës dhe shtimin e stafit.

Ky sezon parashikohet të jetë më i suksesshëm se vitet e kaluara pasi prenotimet kanë nisur më herët dhe kërkesat janë në rritje të vazhdueshme.

Nëse trendi vazhdon në këtë ritëm, sezoni turistik pritet të zgjasë më shumë dhe të sjellë përfitime të konsiderueshme për ekonominë lokale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›