E Martë, 3 Nëntor 2026

Asambleja e SEPCA-së, rol në forcimin e bashkëpunimit për luftën kundër krimit të organizuar

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ Drejtori i Qendrës së Kompetencës së Krimit Kibernetik, Shërbimi i Inteligjencës Kriminale të Austrisë, Klaus Mits, që është një nga strukturat partnere që ka mbështetur Asamblenë e Shoqatës së Shefave të Policisë të Evropës Juglindore (SEPCA), teksa e cilësoi Asamblenë e SEPCA-së që u mbajt sot në Berat vlerë të shtuar në forcimin e bashkëpunimit për luftën kundër krimit të organizuar. Ai tha se, “sot hetimet për krimin e organizuar po bëhen gjithë e më të ndërlikuara dhe për këtë nevojitet bashkëpunim edhe më i mirë ndërkombëtar dhe SEPCA është model i gjallë për të garantuar këtë bashkëpunim”.

“Shkëmbimi i praktikave më të mira ndërkombëtare në këtë drejtim është vlerë e shtuar jo vetëm për pjesëmarrësit, por edhe për institucionet përkatëse, ndaj është e rëndësishme që të gjithë të punojmë së bashku gjatë kësaj Asambleje të Përgjithshme”, vuri në dukje  drejtori i Qendrës për Krimin Kibernetik pranë shërbimit të Inteligjencës Kriminale Austriake.

Ai u shpreh besimplotë, që punimet e kësaj Asambleje të Përgjithshme do të jenë të frytshme, do të vijojnë progresin që ka arritur deri tani dhe do të vijojnë përpjekjet e përbashkëta për arritjen e synimet e përbashkëta për rritjen e sigurisë.

/r.e//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›