E Martë, 3 Nëntor 2026

HAGË – De Wever: Asnjë përjashtim për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen

HAGË, 25 qershor /ATSH-DPA/ – Kryeministri belg, Bart De Wever ishte i vendosur sot kur deklaroi se për “asnjë përjashtim” nuk është rënë dakord nga një rritje masive e planifikuar e shpenzimeve për mbrojtjen.

Lëvizja, e cila do të miratohet nga udhëheqësit e NATO-s, ka shkaktuar kundërshtim nga disa anëtarë, ndërsa disa aleatë përpiqen të përmbushin edhe objektivat aktuale të shpenzimeve, përfshirë Spanjën dhe Belgjikën.

Ditë para samitit të Hagës, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez deklaroi se Madridi nuk ishte zotuar për arritjen e objektivit të ri, i cili parashikon që aleatët të shpenzojnë të paktën 3,5% të PBB-së dhe 1,5% për shpenzimet përkatëse deri në vitin 2035.

Sánchez tha se Madridi do të jetë në gjendje të arrijë plane të reja të aftësive të NATO-s duke shpenzuar më pak, një qëllim i konsideruar jorealist nga shefi i NATO-s Mark Rutte.

De Wever, duke iu drejtuar shtypit përpara konsultimeve me udhëheqësit e tjerë të NATO-s, theksoi se “nuk ka asnjë përjashtim”.

“Të gjithë e pranojnë të njëjtin tekst”, tha ai, duke iu referuar një deklarate të samitit që do të miratohet sot më vonë.

Kryeministri theksoi se Belgjika ishte e vendosur të arrinte kapacitetet e reja, por nuk kishte vendosur ende se si do ta bënin këtë, duke shtuar se “nëse është e mundur” Brukseli do të shpenzonte gjithashtu më pak se 3,5%./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›