TEHERAN – Irani përballet me sulme kibernetike ndaj mediave shtetërore

TEHERAN, 28 shkurt /ATSH/-Pas sulmeve ushtarake nga SHBA-ja dhe Izraeli, disa media dhe platforma online të lidhura me shtetin iranian janë shënjestruar nga sulme kibernetike, raportoi sot gazeta iraniane “Hamshahri” në Telegram, sipas BBC.
Raporti tregon se një “valë e gjerë” operacionesh kibernetike ka filluar paralel me përshkallëzimin ushtarak, duke shkaktuar vështirësi në funksionimin e disa platformave të mëdha mediatike brenda vendit.
Mes mediave të prekura ishin agjencia shtetërore e lajmeve IRNA dhe agjencia gjysmëzyrtare ISNA, ndërsa kishte gjithashtu ndërprerje në disa aplikacione online të përdorura gjerësisht.
Në bazë të verifikimeve të “BBC Monitoring”, në kohën e publikimit, faqet e internetit të televizionit shtetëror “IRIB News”, agjencive të lidhura me IRGC, Tasnim dhe Fars, si dhe agjencive gjysmëzyrtare Mehr dhe ISNA, nuk ishin të aksesueshme nga jashtë vendit. //a.i/