Tarran vizitë në Kakavijë, në fokus forcimi i sigurisë ndërkufitare

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Prezenca e OSBE-së në Shqipëri njoftoi përmes rrjeteve sociale se ditën e djeshme, kryetari i Prezencës, ambasadori Michel Tarran, zhvilloi një vizitë në Pikën Kufitare të Kakavijës.
Kjo vizitë vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar, forcimin e sigurisë dhe mbështetjen e vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtarë për menaxhimin e kufijve. Gjithashtu, u theksua roli i misionit të FRONTEX në këtë drejtim.
OSBE u shpreh mirënjohëse për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe angazhimin për të forcuar kapacitetet institucionale në menaxhimin e kufirit.
1 nga 3/a.f//r.e/