E Martë, 3 Nëntor 2026

TEHERAN – Irani raporton 935 të vdekur nga sulmet izraelite

TEHERAN, 30 qershor /ATSH-DPA/- Një total prej 935 iranianësh u vranë në luftën e shkurtër me Izraelin, sipas shifrave zyrtare.

“Departamenti i Mjekësisë i Iranit tha se mes të vdekurve ishin 38 fëmijë dhe 132 gra”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, duke cituar një zëdhënës të autoriteteve gjyqësore.

Disa ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë e vlerësoi numrin e të plagosurve në 4 870.

Agjencia e të Drejtave të Njeriut me qendër në SHBA, HRANA raportoi një numër më të lartë vdekjesh prej 1 190 personash, përfshirë të paktën 436 civilë.

Aktivistët i bazojnë shifrat e tyre në informatorë dhe burime të disponueshme publikisht.

Izraeli sulmoi Iranin më 13 qershor, duke bombarduar objektiva bërthamore në të gjithë vendin. Irani u përgjigj me sulme me raketa dhe dronë ndaj Izraelit.

Pas 12 ditësh lufte, gjatë së cilës SHBA-ja sulmoi vendet kyçe bërthamore iraniane, tani është në fuqi një marrëveshje armëpushimi.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›