E Martë, 3 Nëntor 2026

NAPOLI – Rajoni preket nga tërmeti më i fuqishëm i 40 viteve të fundit

NAPOLI, 30 qershor /ATSH-ANSA/ – Një goditje me magnitudë 4,6 ballë Rihter goditi sot zonën e Campi Flegrei dhe u ndje edhe në Napoli.

Shumë njerëz dolën në rrugë, pas tërmetit më të fuqishë të 40 viteve të fundit .

Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 5,0 kilometrash.

Goditja në orën 12:47 u pasua nga një tjetër me magnitudë 2,2 në orën 12:51.

Ndërkohë, bashkia e Pozzuolit ka publikuar një njoftim në kanalet e saj të mediave sociale në të cilin informon qytetarët për goditjet sizmike të vendosur në Gjirin e Bacolit.

Për momentin nuk ka lajme për dëme.

Prefektura e Napolit ka njoftuar një konferencë për shtyp./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›