E Hënë, 2 Nëntor 2026

TEHERAN – Ish-presidenti Rouhani kritikon strategjinë iraniane në LM

TEHERAN, 14 gusht /ATSH-DPA/ – Ish-presidenti iranian, Hassan Rouhani kritikoi strategjinë e qeverisë së tij në Lindjen e Mesme, në komentet e publikuara nga faqja e internetit e lajmeve Entekhab.

“Nëse simpatia për myslimanët dhe rajonin përkthehet në katastrofë për popullin iranian, atëherë është e gabuar dhe jo e drejtë”, theksoi ai.

76-vjeçari po i referohej qëndrimit politik dhe ushtarak të Republikës Islamike në Lindjen e Mesme.

Rouhani shërbeu si president i Iranit nga viti 2013 deri në vitin 2021.

Ish-presidenti konsiderohet pjesë e kampit reformist dhe është një nga zërat më të moderuar në Iran.

Kampi i tij gjithashtu mbështet negociatat me Perëndimin, dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara, mbi mosmarrëveshjen mbi programin bërthamor të Iranit.

Nën qeverinë e Rouhanit, Marrëveshja Bërthamore e Vjenës u nënshkrua në vitin 2015, e cila synonte të kufizonte programin bërthamor të Iranit.

Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja në vitin 2018.

“Politikisht, ne duhet të ecim përpara dhe ne duhet të ecim përpara edhe në politikën e jashtme”, tha kleriku, sipas raportit. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›