TEL AVIV – Netanyahu: Gati për një armëpushim të përkohshëm

TEL AVIV, 21 maj /ATSH-ANSA/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha në një konferencë për shtyp në Jerusalem se qëllimet e luftës ishin të ndërlidhura dhe se Izraeli “është gati për një armëpushim të përkohshëm, nëse lind mundësia”.
Sipas tij, “patjetër që ka edhe 20 pengje të tjerë gjallë dhe deri në 38 pengje të vdekur dhe se nuk mund ta pranojmë një krizë humanitare në Gaza’’.
‘’Ne e dimë që Hamasi plaçkit një pjesë të konsiderueshme të ndihmës dhe e shet pjesën tjetër me çmime të fryra për të financuar ushtrinë e tij terroriste’’, theksoi ai.
“Ne i eliminojmë ata dhe ata rekrutojnë. Në fund të operacionit ‘Tanket e Gideonit’, të gjitha zonat e Rripit të Gazës do të jenë nën kontrollin e sigurisë izraelite dhe Hamasi do të mposhtet’’, theksoi Netanyahu në një konferencë për shtyp.
Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se ishte gati t’i jepte fund luftës “nën kushte të qarta që do të siguronin sigurinë e Izraelit”.
Në konferencën e tij të parë për shtyp në 163 ditë, ai renditi kërkesat për t’i dhënë fund konfliktit: ‘’Të gjithë pengjet të kthehen në shtëpi, Hamasi të dorëzojë armët, udhëheqja e tij të dëbohet nga Rripi, Gaza të çmilitarizohet plotësisht dhe ne zbatojmë planin e Trump”./ /os/