E Hënë, 2 Nëntor 2026

TEL AVIV – Netanyahu: Tani duhet të përqendrohemi në çarmatosjen e Hamasit

TEL AVIV, 13 tetor /ATSH-ANSA/ – Tani duhet të përqendrohemi në çarmatosjen e Hamasit në mënyrë që ai të mos jetë më një kërcënim për Izraelin, deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ndërsa fliste në Knesset në krah të presidentit Trump.

“Ju mbështetët idenë time për të dërguar trupa në fortesat e tyre’’, shtoi ai, duke iu drejtuar presidentit Donald Trump, i cili ishte ulur pranë tij.

‘’Ne kishim të drejtë; Hamasi u dorëzua. Ju ndryshuat situatën. Ne paguam një çmim shumë të lartë për luftën, por e dimë se armiqtë tanë e kanë kuptuar sa të fuqishëm dhe të vendosur jemi; ata e kanë kuptuar se sulmi i 7 tetorit ishte një gabim katastrofik dhe kjo është baza e paqes, paqe përmes forcës”, theksoi Netanyahu.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›