E Hënë, 2 Nëntor 2026

TEL AVIV – Vance: Hamasi do të çarmatoset nga forca ndërkombëtare

TEL AVIV, 23 tetor /ATSH-ANSA/ –  Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance deklaroi se një forcë ndërkombëtare sigurie që ende nuk është formuar do të udhëheqë përpjekjet për çarmatosjen e Hamasit, një nga çështjet më të vështira me të cilat përballet një paqe e qëndrueshme në Gaza. 

Vance foli nga Izraeli, duke përfunduar një vizitë që synonte konsolidimin e një armëpushimi të brishtë midis Izraelit dhe Hamasit. 

Në një fjalim për gazetarët, Vance paralajmëroi se ‘’detyra e çarmatosjes së Hamasit – një qëllim që grupi militant e ka kundërshtuar prej kohësh … do të kërkojë kohë dhe do të varet shumë nga përbërja e asaj force”.   /os/ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›