TURQI – Zjarret detyrojnë evakuimin e mbi 50 000 banorëve

ANKARA, 30 qershor /ATSH-DPA/ – Disa zjarre pyjore në Turqi janë përhapur në zonat e banuara në provincën perëndimore të Izmirit dhe gjetkë, deklaruan autoritetet.
Më shumë se 50 000 njerëz janë evakuuar nga Izmiri, provinca jugore e Hatay dhe një provincë tjetër e prekur nga zjarri’’, shkroi ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya në platformën e mediave sociale X.
”Rreth 130 ndërtesa dhe shtëpi në Izmir dhe më shumë se 60 banesa dhe 20 hambare në Bilecik u dëmtuan”, shtoi ministri.
‘’Në Izmir, ekipet e shpëtimit punuan gjatë gjithë natës për të kontrolluar zjarret. Njëzet e një persona u shtruan në spital, por u liruan më von뒒, theksoi ministri i Bujqësisë Ibrahim Yumakli.
Erërat e forta vazhduan të ndërlikonin përpjekjet e zjarrfikësve.
Ndërkohë, videot nga agjencia private e lajmeve IHA tregojnë banorët e Antakyas në provincën Hatay duke ikur në panik ndërsa flakët afrohen.
Në provincën perëndimore të Manisës, zjarrfikësit po luftojnë me një zjarr për të tretën ditë radhazi.
Sipas drejtorisë së komunikimit të presidencës turke, 263 zjarre në pyje u regjistruan në të gjithë vendin midis të premtes dhe të dielës, me 259 prej tyre të shuar.
Vetëm në Izmir, më shumë se 1 000 punonjës të emergjencës janë ende duke vepruar./ /os/