E Hënë, 2 Nëntor 2026

Takim në Bruksel, Shqipëria garanton përdorimin e drejtë të fondeve evropiane

TIRANË, 25 shtator/ATSH/ Në Bruksel u zhvillua sot takimi i 17-të i Nënkomitetit për Çështjet Ekonomike, Financiare dhe Statistikat BE–Shqipëri, ku delegacioni shqiptar kryesohej nga zëvendësministrat e Financave, Erjona Çela dhe Andi Memeti.

Takimi shërben si platformë dialogu mbi përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit.

Delegacioni shqiptar ndër të tjera theksoi rritjen e qëndrueshme fiskale, uljen e papunësisë dhe forcimin e investimeve.

Gjatë këtij takimi u vu në dukje gjithashtu përmirësimi i klimës së biznesit, menaxhimit të financave publike dhe transparencës fiskale.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua mbrojtjes së interesave financiare të BE-së, ku Shqipëria paraqiti hapat e ndërmarrë për forcimin e kontrolleve, auditimeve dhe mekanizmave kundër abuzimeve, duke garantuar përdorim më të drejtë dhe efektiv të fondeve evropiane.

Mbështetja e BE-së përmes granteve dhe projekteve mbetet thelbësore për reformat strukturore dhe modernizimin e sektorëve strategjikë.

Shqipëria konfirmoi angazhimin e saj për transparencë dhe llogaridhënie, duke synuar përmbylljen e negociatave deri në vitin 2027 dhe anëtarësimin e plotë në vitin 2030.

1 nga 5

/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›