KIEV – Të paktën pesë të vrarë nga sulmet ruse në rajonin e Donetskut

KIEV, 25 shtator /ATSH-DPA/ – Të paktën pesë civilë u vranë në sulmet ruse në rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk, deklaroi guvernatori rajonal Vadym Filashkin në Telegram.
”Katër prej tyre vdiqën të mërkurën në Kostyantynivka dhe një në Oleksiyevo-Druzhkivka”, shkroi guvernatori.
Sipas burimeve zyrtare, 17 civilë të tjerë u plagosën kur Kostyantynivka u bombardua rëndë.
Vija e frontit shtrihet vetëm pak kilometra nga kufijtë e qytetit.
Ndërkohë, dy persona të tjerë vdiqën të hënën në sulmet me dronë rusë në rajonin jugor të Ukrainës, Kherson.
Autoritetet thanë se dy burrat ishin në një rrugë në rrethin Beryslav kur dronët goditën.
Ukraina ka qenë duke u mbrojtur nga një pushtim rus për më shumë se tre vjet e gjysmë./ /os/