Takimi FSHF-RTSH, në fokus rritja e standardeve të transmetimit të kampionatit

Drejtoresha e Radio Televizionit Shqiptar, znj. Eni Vasili dhe Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH, z.Fatjon Hoxhalli kanë patur një takim me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Armand Duka.
Fokusi i diskutimit ishte rritja e standardeve të transmetimit të kampionatit, në mënyrë që emocionet e futbollit shqiptar të shijohen me cilësinë më të lartë në çdo shtëpi.
Kujtojmë që kampionati Abissnet Superiore, Kategoria e Parë, Kupa e Shqipërisë, Superkupa e Shqipërisë dhe kampionati kombëtar i vajzave transmetohen ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.