E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi Prattipati-Maqedonci, forcim i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

PRISHTINË, 25 shkurt /ATSH/ E ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati u takua me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Në njoftimin e ambasadës së SHBA-së bëhet me dije se takimi shërbeu për të diskutuar “forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

“Partneriteti në mbrojtje ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës forcon vetëqëndrueshmërinë e Kosovës dhe kontribuon në stabilitetin rajonal dhe global”, thuhet në njoftim.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›